Lirohen të ndaluarit e “Toyota Yaris”/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë, dy janë në kërkim
  • 4 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos kompetencën për dosjen e ?Toyota Yaris?.


Për këtë arsye, gjyqtari Lazer Sallaku, të premten vendosi detyrim paraqitje për të gjithë të ndalurit, Edi dhe Klevi Lika, babë e bir, Agim Çeka dhe Alban Mollaymer.

Tre prej tyre akuzohen për veprën e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Agim Ceka për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, për këtë çështje në kërkim, janë Alfred dhe Elvis Vladi.

Kujtojmë se në qershor të vitit 2018-ës, policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin Italian, gjetën rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy makina të tipit ?Toyota Yaris?, të cilat po transportoheshin me tragetin e linjës Bari-Durrës. Automjetet vinin nga Belgjika duke përdorur Italinë si tranzit.

Ndërkaq, në tetor të vitit të kaluar, çështja u rikthyer për hetim, për shkak sepse nga gjykata e krimeve të rënda u vlerësua që prokuroria duhet të zhvillonte hetime shtesë për personat e paidentifikuar./ Andi Bora /

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Toyota#Gjykata#TopChannel
Recommended