Ora News - Kroacia "Po" çeljes së negociatave me Shqipërinë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Kroacia është një prej shteteve Europiane që mbështet pa rezerva çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ministri i Brendshëm, Davor Bozinoviç, rikonfirmoi qëndrimin dhe premtoi forcim të ndihmës pas një takimi me homologun shqiptar Sandër Lleshaj, të cilin Rtv Ora News e ndoqi nga afër në qytetin e Zarës, urën më simbolike të lidhjes mes dy vendeve

Davor Bozinovic: ?Shqipëria është në një fazë që parashikon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sepse zgjerimi i Bashkimit Europian gjatë plotësimit të kushteve të kërkuara, është në interesin tonë. Përkrahja e Kroacisë do të vijë posaçërisht nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur Kroacia do të marrë përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian?.

I pyetur nga RTV Ora News, Ministri kroat theksoi punën e bërë në luftën ndaj migrimit të paligjshëm dhe rritjen e sigurisë së kufinjve, prioritete këto për vendet e Ballkanit, në një kohë kur është rritur numri i shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë të kalojnë përmes këtyre shteteve për të prekur Europën.

Davor Bozinovic: ?Do te punojmë bashkërisht dy vendet për të forcuar kufinjtë tanë që të mos preken nga migrimet e paligjshme. Për 2 vite rresht në Bruksel është ngirtur intensivisht çështja e të ashtuquajturit shteg i Ballkanit Perëndimor, ku një numër në rritje i migrantëve të paligjshëm po arrijnë në Kroaci ose në kufirin kroat. Jemi të kënaqur që Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje statusi me Frontex dhe ne kemi patur 11 oficerë kroat të angazhuar për të mbrojtur kufirin e Shqipërisë nga migrantët e paligjshëm.

Falenderime për mbështetjen Kroate ka edhe ministri Lleshaj, që e quan një hap të rëndësishëm për vendin tonë, dritën jeshile që ky shtet ka për integrimin Europian.

?Pas pak ditësh presim vendimin e vendeve të BE për ceshtjen e çeljes së negociatave dhe jemi besimplote në një përgjigje pozitive, që do ta ndihmojë vendin tonë në rrugën e nisur. Mbështetja Kroate është tejet e rëndësishme për të bërë një hap tjetër përpara në këtë rrugë të nisur.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kroacia-po-celjes-se-negociatave-me-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended