Ora News - I riu nga Lezha përplas për vdekje 29-vjeçarin nga Tropoja
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një 29 vjeçar nga Tropoja u aksidentua për vdekje në Lezhë. Fatmir Pervata, u përplas nga një makinë ndërsa ecte si këmbësor buzë rrugës. Policia shoqëroi drejtimin e mjetit në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit.

Një i ri nga Tropoja humbi jetën në Lezhë si pasojë e një aksidenti rrugor.

29-vjeçari Fatmir Pervata, u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Shëngjin.

I riu sipas policisë u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë.

Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së letrës, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Makina drejtohej nga një 19 vjeçar.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit.

8 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit në vetëm dy javë.

5 prej viktimave janë gra dhe humbën jetën në rrugët e qarkut të Elbasanit.

Më i rëndi i kohëve të fundit ishte ai i 23 shtatorit ku katër gra mbetën viktima në aksin Elbasan-Peqin, teksa udhëtonin drejt Gramshit për të përgatitur një ceremoni varrimi.

Sipas të dhënave të INSTAT 137 viktima janë shënuar në rrugët e vendit në 8 muajt e parë të vitit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezhe-i-riu-akisdenton-vdekje-29-vjecarin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended