Ora News - Shkodër, makina përplas 11 vjeçarin sapo zbret nga autobusi
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 11-vjeçar është aksidentuar p/r vdekje nga një automjet në aksin rrugor Shkodër ? Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe sipas policisë fëmija u përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi.

"Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër ? Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues n? fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi", thuhet në njoftimin e policisë.

Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-makina-aksidenton-11-vjecarin
Recommended