Tabaku: PD një plan të ri, pronat do i gëzojnë pronarët e vërtetë, jo oligarkët

  • 5 years ago
#rtvora #oranews


Tabaku: PD një plan të ri, pronat do i gëzojnë pronarët e vërtetë, jo oligarkët
04/10/2019 - 12:21

Partia Demokratike, reagoi me ish deputeten Jorida Tabku, mbi opinion e Venecias për ligjin e pronave, duke theksuar se të gjitha gjetjet ishin shqetësime që opozita ka ngritur në vazhdimësi. Çdo ligj për pronën i qeverisë Rama, tha Tabaku, është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

E vetëdijshme se sa kohë Partia Demokratike, ishte ne qeveri nuk e zgjidhi çështjen e pronave, Tabaku tha se nesër në qeveri kjo forcë politike do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që u mohojnë të drejtën e pronës pronarëve të vërtetë.

Partia Demokratike, tha Tabaku do të bëjë të mundur që të drejtën e pronës ta gëzojnë pronarët e vërtetë, jo miqtë dhe klientët e kryeministrit, siç po ndodh me qeverinë e Edi Ramës.

Deklaratë e Jorida Tabakut

Që nga viti 2013 Qeveria e Edi Ramës ka miratuar disa ligje për pronën, të cilat kanë një qëllim të vetëm: zaptimin e pronës private dhe publike dhe tranferimin e saj tek disa klientë të Edi Ramës.

Çdo ligj për pronën i kësaj qeverie është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në këtë përfundim ka dalë edhe Komisioni i Venezias, i cili ndan të njëjtin opinion si opozita, Presidenti dhe shoqatat e pronarëve se qeveria shqiptare, me të padrejtë, u heq mundësinë e kompensimit fizik pronarëve, duke i përdorur këto toka për interesat grabitqarë të disa oligarkëve, pa u dhënë pronarëve të vërtetë mundësinë e gëzimit të pronës.

Komisioni I Venecias ka dalë në përfundimin se edhe ligji i ri për ?Tokën?, është në kundërshti me të drejtat e njeriut dhe nuk merr parasysh të drejtat e sanksionuara në konventat ndërkombëtare të njeriut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tabaku-komisioni-i-venecias-si-pd-ligjin-e-pronave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended