Ora News - Kosova, ndihma Shqipërisë për tërmetin

  • 5 years ago
#rtvora

Kosova ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës. Ministri i Brendshëm kosovar vizitoi nga afër banorët e dëmtuar dhe tha se pas evidentimit të nevojave, Kosova do të japë ndihmën e saj.

Qeveria dhe qytetarët e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë e tyre të ofrojnë ndihma për familljet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, e deklaroi këtë gjatë vizitës që kreu në disa prej familjeve të prekura.

Mustafa: Kam ardhur të solidarizohem me gjendjen aktuale pas tërmetit në Shqipëri. Të prek nga afër situatën dhe të identifikojmë nevojat dhe problemet se çfarë ka mundësi Kosova ti ndihmojë këta qytetarë dhe shtetin shqiptar. Bashkëpunimin me qeverinë shqiptare e kemi shumë të mirë. Edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që konsistojnë në ndihmat e përbashkëta.

Nga Kavalishenca, zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, deklaroi se ka përfunduar procesi i verifikimit të dëmeve dhe pritet që të nisë puna për ndërtimin dhe rikonstruktimin e banesave.

Hodaj: Pothuajse është përmbyllur procesi i verifikimit dhe janë përcaktuar dhe prioritetet e ndërhyrjes. Do të fillojë nga ato situata që janë në rast urgjence.

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në 21 shtator shkaktoi dëme të shumta në Durrës, ku dhjetra banesa dhe disa pallate u klasifikuan si të pabanueshme.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kosova-ndihma-shqiperise-termetin

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended