Kushtet e Gjermanisë janë për tu thënë shqiptarëve zgjohuni!

  • 5 years ago
#rtvora

Analisti Ilir Demalia komenton 9 kushtet e Bundestagut Gjerman për çeljen e negociatave. Ne nje bisede me skajp me gazetarin e RTV Ora News, Klodi Karaj Demaliaj thotë se 9 kushtet janë për të ndërgjegjësuar shqiptarët për të larguar këtë klasë politike të cilën e bën me faj për gjëndjen në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

Pjese nga biseda

"Jo vetëm na vunë kushte por shtuan dhe dy të tjera. Kjo tregoi se klasa politike dhe shteti shqiptar jo vetëm që ka bërë progres por iu shtuan 2 pika të tjera. Pra ka ngarkesa të tjera për të kaluar provimin, ndërkohë Maqedonia e Veriut një shtet multietnik arriti të futej pa kushte. Ne veprojmë në mënyrë klanore, edhe partitë i kemi klane. Edhe kufta që po bëhet sot nuk është luftë parimesh por luftë për pushtet.

30 qershori ishte goditje jo vetëm për Edi Ramën por për të gjithë klasën politike. Problemi ështe se këto nuk mund ta nxjerrin vendin nga kjo gjëndje dhe pyetja lind: Si do të dalim nga kriza?

Këta hajdutër tridhjetëvjeçarë i bërtasin njëri tjetrit kapni hajdutin. Kemi 30 vite që sillemi në këtë rreth vicioz. Edhe këta që janë larguar sillen si njerëz të moralshëm.

Dje po dëgjoja Kreshnik Spahiun. Ai ka qenë pjesë e gjyëqsorit, kryetar gjykate kur janë bërë poshtërsitë më të mëdha, ka qenë në KLD. Drejtësia nuk u inkriminua në këto 6 vite. Ky 6 vjeçar bëri hapa galopant në inkriminimin e drejtësisë duke arritur të blejë dhe zgjedhjet por të gjithë janë fajtorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kushtet-e-gjermanise-jane-mire-tu-thene-shqiptareve-zgjohuni

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended