Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta
  • 4 years ago
TIRANE-Bankat e nivelit të dytë teksa kanë vijuar aktivitetin edhe gjatë pandemisë në një mjedis të pasigurt, kanë shtrënguar kushtet e kreditimit. Që me përhapjen e pandemisë në muajin mars bankat kanë rritur kërkesat ndaj bizneseve që duan të marrin kredi, duke parë përtej kolateralit, dhe duke bërë edhe një analizë të thelluar të mundësisë që ka një biznes për ti mbijetuar krizës dhe më pas të miratojë huanë. Edhe pse në muajin prill kredia sipas Bankës së Shqipërisë u rrit me mbi 17 miliardë lekë përsëri ajo është poshtë nivelit të vitit të kaluar.

Edhe pse risku është rritur Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë ulur lehtë normën e interesit, për kredidhënien. Bizneset në tremujorin e parë morën kredi në lekë me një normë mesatare prej 5.7%, nga 6.8% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa për individët norma e interesit ishte 6.9%, duke mbetur në të njëjtin nivel të tremujorit të fundit të 2019.
Recommended