Report TV -Akademia i dhuron 600 tituj Arkivit, Bido: Biblioteka nga magazinë, do jetë e aksesueshme

  • 5 years ago
Biblioteka e Arkivit të Shtetit nuk do të jetë më një magazinë, por do të jetë e aksesueshme për të gjithë studiuesit e fushave të ndryshme së shpejti. Sot kjo bibliotekë ku ruhen 10.000 libra u pasurua me 600 tituj të rinj, që ia dhuroi Akademia e Shkencave. Këtë bashkëpunim, nënkryetari i Akademisë së Shkencave Vasil Tole edhe drejtori Ardit Bido, e konsideron pozitiv, për të gjithë studiuesit, që do të kenë në duar enciklopedi, libra historikë, filozofik, fjalorë edhe edhe fletore zyrtare.

"Është kënaqësi dhe një shenjë e qartë e bashkëpunimit afatgjatë që Akademia e shkencave si institucion, ish institutet në varësi të saj por dhe akademikët sot kanë në Arkivin Qendror të Shtetit në të gjitha nivelet, jo vetëm në Tiranë, po kudo ku ka Arkiva në Shqipëri, pasi gjykojmë që edhe këto vepra do të ishin të pamundura që të krijoheshin, për më tepër pastaj të botoheshin pa kontributin dhe veprimtarinë e Arkivave të Shqipërisë dhe posaçërisht të dokumentacionit që administrohet në këto Arkiva", shprehet nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole.

Recommended