70-vjetori i Arkivit Qendror Shtetëror, Bido: Arkivi për një vend është shumë i rëndësishëm
  • 5 years ago
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70-vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror. Drejtuesi i institucionit Ardit Bido në fjalën e tij, teksa theksoi rëndësinë e Arkivit për një vend, shprehu mirënjohjen edhe ndaj punës së punonjëseve aktual, por dhe atyre që kanë lënë gjurmë, duke punuar për këtë institucion.

Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës Ramë Manaj edhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70-vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet nga të ftuarit.
Recommended