Akademia e Shkencave i dhuron 150 tituj Bibliotekës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
  • 5 years ago
Biblioteka e Fakultetit të Historisë edhe të Filologjisë është pasuruar sot me rreth 150 tituj të rinj. Akademia e Shkencave kësaj here, disa nga botimet më të rëndësishme të këtij institucioni në shkencat albanologjike edhe shoqërore ia ka dhuruar kësaj biblioteke, në mënyrë që këto botime të jenë edhe në duart e studentëve që dalin nga ky fakultet. Akademikja Floresha Dado, e cila për rreth katër dekada ka qenë pedagoge në këtë institucion, flet për rëndësinë e kësaj nisme

?Janë libra që vijnë nga botimet që i mbulon seksioni i shkencave shoqërore edhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, që ka një vizion shumë të hapur për bashkëpunim me fakultetet e të gjithë vendit tonë të Shqipërisë edhe më gjerë. Për mua ka dy probleme sot. E para, është e vërtetë që janë afruar pak, pasi pasurimi i bibliotekave nuk është bërë në mënyrë të programuar, sepse janë tërhequr pas problematikave të tjera. E dyta ka shumë rëndësi, pasi edhe për përmbajtjen e bibliotekave nuk kanë informacion njerëzit, sidomos studentët? Floresha Dado, akademike.

Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave e sheh të arsyeshme, që këto botime që u dhurohen bibliotekave universitare të kalojnë në një filtër të caktuar: ?Nuk është thjesht problemi tek dhurimi i librave, por që ccështja e botimeve edhe e dhurimeve duhet të ketë disa filtra, botimet që nuk kanë kaluar filtrat e domosdoshme, duhet që të mos jenë pjesë e institucioneve të caktuara?.

Lili Sula, përgjegjëse e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Filologjikut e konsideron një risi pozitive: ?Unë jam e kënaqur në dyja aspektet për këtë dhurim, 150 tituj që i dhurohen institucionet tonë. Por, di që bibliotekat përmes procedurave administrative burokratike. Kemi tre vjet edhe ende nuk kemi plotësuar një sërë procedurash për një fond 1 mln lekë të vjetra. Këtu është shumëfish fond financiar edhe cilësorë për studentët?.
Recommended