4 gra humbin jeten ne aksident
  • 5 years ago
Viktimat po udhëtonin në mjetin ?Seat? në aksin Elbasan-Peqin. Përplasja ka ndodhur pranë fshatit Papër rreth orë 15:00.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen Jonida Kotorri 30 vjeç, Fatushe Agolli 68 vjeçe, Lumturi Hoxha 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe. Makina me të cilën udhëtonin viktimat drejtohej nga Gëzim Kotorri. Ajo është përplasur me dy mjete të tjera. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën janë 3 drejtuesit e këtyre.
Mësohet se viktimat po shkonin në ceremoninë mortore të bashkëshortit të Fetushe Agollit, e cila dhe mbeti viktimë e aksidentit.
Të dhënat e para të policisë rrugore tregojnë se mjeti tip ?Seat? që drejtohej nga Gëzim Kotorri fillimisht humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë. Besohet se shkaku kryesor ishte lagështira në asfalt.
Më pas kjo makinë, ku ndodheshin të afërmit, u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga Oltion Shehi, edhe ky i plagosur rëndë. Një makinë e tretë u përplas me dy të parat, por shoferi i saj mori plagë më të lehta.
U desh menjëherë ndërhyrja e policëve rrugorë dhe zjarrfikëseve që trupat e pajetë të grave të mos përshkoheshin edhe nga treni që kaloi në të njëjtën kohë. Në këtë vend vetëm pak kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.
Recommended