Ora News - Alarm i rremë për tërmetet, nxjerr nëpër rrugë njerëzit në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora
Mijëra njerëz në rrugë, panik dhe trafik automjetesh. Kjo ka qenë pamja që ofroi kryeqyteti shqiptar mbrëmjen e së dielës (22 shtator 2019), pas një lajmi të publikuar mbrëmjen e djeshme në disa portale se një sizmiolog grek kishte parashikuar se Shqipëria do të tronditet nga një tërmet tjetër i fortë me magnitudë 5.8 gradë të shkallës rihter në orën 23:30 minuta.

Lajmi u përhap shumë shpejt dhe banorët në panik braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.

"E dimë që tërmetet nuk parashikohen por u frikësuam. Dhe fakti qe pame te tjeret te dilnin jashte dolem dhe ne" thanë dy gra ne nje prononcim per RTV Ora.

Shkencërisht askush nuk e parashikon dot kohën dhe as fuqinë e një tërmeti. Agjencia më e madhe në botë për tërmetet konfirmoi mbrëmë vonë se nuk është e mundur të parashikohet kurbien tërmetet dhe as fuqia e tij. Ajo bëri thirrje për qetësi për të gjithë qytetarët.

"Nuk parashikohen tërmetet. Mos besoni në lajme të tjera" thuhet në njoftimin e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një komunikim në orët e vona të natës për të siguar se nuk ka asnjë parashikim për tërmetet dhe kush përhapi lajmin e rremë do të ndëshkohet.

Olta Xhaçka: "Për shkak të situatës kaotike dhe panikut të krijuar nga lajmi i rremë për një tërmët që do të ndodhte në orën 23:30 me një magnitudë të fuqishme pothuajse gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe qytetarët janë të frikësuar dhe kjo është e mirëkuptueshme por dua të them se kushdo që ka hapur lajmin e rremë për tërmetin e madh që pritej të ndodhte në orën 23:30 ka kryer një akt të rëndë kriminal të dënueshëm nga Kodi kriminal. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa të zbulojmë autorin e këtij krimi i cili do të paguajë me burg"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alarm-i-rreme-termetet-nxjerr-neper-rruge-njerezit-ne-tirane/

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended