Ora News - Murrizi: Veteranë lufte që kanë lindur pas prishjes së koperativës me shall të kuq, turp!

  • 5 years ago
#rtvora

Diskutimi i projektligjit për statusin e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është shoqëruar me debate të forta me deputetëve të opozitës së re dhe mazhorancës. Deputeti, Myslim Murrizi, ka debatuar me Ermonela Felajn për numri e veteranëve të luftës, pasi sipas deputetit nuk ka asnjë dokument zyrtar për shifrat përveç atyre të komunizmit, ndërsa i ka konsideruar ata si histori të partisë komuniste.

Komisioni i Sigurisë është mbajtur me debate të forta gjatë kohës diskutohej mbi projektligjin për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ka qenë deputeti, Myslym Murrizi, i cili pati debate me kryetaren e komisionit Ermonela Felaj, mbi numrin e vetëranëve të luftës.

Sipas Murrizit kanë vdekur 28 mijë partizanë gjatë luftës për çlirimin e vendit nga nazifashistët.

Murrizi: 25 vjet postkomunizëm nuk kemi pse të tallemi më me shqiptarët, nuk ka pse fëmija im të mësojë se kemi pasur 70 mijë partizanë, 73, 75 apo 84 mijë sa dalin me shifra. Nuk kam pse shoh me shall të kuq veteranë lufte që kanë lindur pas prishjes së koperativës. Është turp!

Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, tentoi të ndërpresë këtë diskutim, por deputeti Murrizi vijoi me akuzat për socialistët në Komision.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murrizi-veterane-lufte-qe-kane-lindur-pas-prishjes-se-koperatives-me-shall-te-kuq-turp

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended