Grupi Parlamentar Demokrat, padi për PPP të e rrugëve Orikum Dukat dhe Milot Balldren
  • 5 years ago
TIRANE - Miratimi nga mazhoranca i dy koncensioneve, atë të rrugës Orikum- Dukat dhe Milot ?Balldren, ka sjellë kallëzimin e Grupi Parlamentar Demokrat.
Grupi Parlamentar Demokrat, i drejtuar nga Rudina Hajdari ka kallëzuar penalizht në prokurorinë e Tiranës, të gjithë atë që kanë pasur të bëjnë me këto dy koncesione, duke filluar që nga specialisti më i thjeshtë e deri tek Këshilli i Ministrave.

Sipas kallezimit, organit te akuzes i kerkohet ?fillimi i procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal ?Shkelje e barazisë në tendera? dhe nenit 248 i Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor ?Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren?. Ka qenë deputeti Halit Valteri, i cili ka depozituar në prokurori këtë të hënë kallëzimin penal, duke kërkuar që drejtësia të ndëshkojë grabitësit.

?Siç kemi paralajmëruar edhe pas votimit të këtyre 2 mega skandaleve korruptive, grupi parlamentar demokrat i ka drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës dhe për dijeni, Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë kallëzim denoncohen me fakte duke u bazuar edhe me dekretet e kthyera te presidentit dhe raportin e KLSH-së. Denoncohet i gjithë zinxhiri-vendimmarrës, që nga specialisti më i thjeshtë deri te zyrtari më i lartë, që me këtë skeme korruptive i kanë ngarkuar në kurriz shqiptarëve një borxh publik qindra miliona euro? tha Halit Valteri pas depozitimit të kallëzimit penal.
Recommended