Orikum-Dukat, abuzimi 62 mln euro/ Shehaj: Duhet të kushtonte vetëm 8 mln euro, jo 70 mln
  • 4 years ago
Një ditë më pare, BERZH miratoi një fond 45 milionë euro për ndërtimin e 70 kilometrave rrugë në Shqipëri, mes të cilave edhe segmentin Vlorë-Orikum.


Ish deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj thotë se ky projekti i BERZH ka nxjerrë zbuluar kostot marramendëse të koncesionit të rrugës Orikum-Dukat.

?Sepse bëhet fjalë për të njëjtën rrugë,. segmentin e parë Vlorë-Orikum do ta bëje BERZH-i me 600 mijë euro për kilometër. segmentin e dytë nga Orikumi në dukat po e bën qeveria shqiptare me koncesion me kosto 5 milionë euro për kilometër?, shprehet Agron Shehaj, ish deputet i PD.

Rruga Vlorë dukat ndahet në dy segmente. Nga Vlora në Orikum ajo do të ndërtohet nga BERZH, ndërsa nga Orikumi në Dukat ndërtimi i është dhënë me koncesion kompanisë ?Gjikuria?. Por diferencat në kosto, sipas ish deputetit demokrat janë të jashtëzakonshme.

?Nëse dhe segmenti i dytë do të ndërtohej njësoj sa i pari nuk do të kushtonte më shumë se 10 milionë euro?, shton më tej.

Por pse qytetarët po e paguajnë koncesionin e rrugës Orikum-Dukat 10 herë me shtrenjtë nga kostoja me të cilën BERZH po ndërton gjysmën tjetër të kësaj rruge.

?Kjo sigurisht nuk lidhet me paaftësinë, nuk është se qeveria nuk e di sa kushton një kilometër rrugë. ky është korrupsion kjo është e qartë?, shton Shehaj.

Sipas ish deputetit demokrat përmes koncesionit të Orikum dukat qytetarëve po u merren padrejtësisht të paktën 60 milionë euro.

?Ku shkojnë këto para. Është e qartë se ku shkojnë në xhepat e qeveritarëve?, shton më tej ai.

Koncesioni i Orikum dukat është pjesë e programit 1 miliardë euro të rindërtimit. ai ju dha kompanisë ?Gjikuria? si ofertuesja e pakërkuar, por kostot gjigante të kësaj rruge kanë alarmuar fondin monetar ndërkombëtar dhe institucionet e tjera që mbikqyrin ekonominë shqiptare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BERZH#AgronShehaj#TopChannel
Recommended