Orikum – Dukat projekti i katert i paketes “1 miliard Euro”
  • 6 years ago
Qeveria do të investojë për të ndërtuar edhe një rrugë të re e cila do të lidhë Vlorën me zonën e plazheve përtej Llogarasë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur zyrtarisht garën për të zhvillimin e projektit me gjatësi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve ? Bypassin e Orikumit me Dukatin.

Ndërtimi i këtij aksi të ri, i cili më pas do t?i japë mundësi që rruga të zhvillohet më tej për të shmangur tërësisht pjesën malore të Qafës së Llogarasë, do të kushtojë 6.3 miliardë lekë, ose 58 milion dollarë.

Propozimin e pakërkuar për ndërtimin e kësaj rruge, e cila është projekti i katërt i paketës ?1 miliard euro? e ka dorëzuar kompania Gjikuria sh.p.k., e cila u shpërblye disa javë më parë nga qeveria me 6 pikë bonus në garë për studimin e fizibilitetit.

Forma e investimit do të jetë përmes formulës partneritet publik-privat, ku paratë do t?i japë fillimisht kompania që do të dalë fituese në tender, e do të shlyhen në vite nga buxheti.

Aktualisht rruga Orikum ? Dukat ka një gjatësi prej 16 kilometrash, por gjendja e saj dhe situata e rrëshqitjeve në shumë ditë të vitit bllokojnë automjetet dhe kufizojnë korsitë ku kalojnë ato.f
Recommended