Korporata e Investimeve sërish në Komision për shqyrtim, Ahmetaj kritik

  • 5 years ago
#rtvora

Kundërshtimet nga biznesi bëhen shkak për rishqyrtimin e ligjit për Korporatën e Investimeve e cila parashikon kalimin e pronave shtetërore nën këtë institucion si një mundësi për të thithur investimet.

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi draftin i cili u shoqërua me kritika edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore.

Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave, sqaroi se paketa tashmë parashikon që të gjitha investimet e Korporatës do ti nënshtrohen ligjit të prokurimeve.

Haxhi: Janë përcaktuar dhe parimet e prokurimit. Kemi tre modele prokurimi të cilat janë parashikuar në projektligj. Nëse fondet janë nga buxheti i shtetit zbatohen rregullat e prokurimit publik. Nëse fondet janë nga donatorë të huaj zbatohen rregullat e donatorit.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, pati një sërë kritikash kundrejt Ministrisë dhe mënyrës sesi e ka sjellë draftin.

Ahmetaj: Drafti që ka ardhur me ndryshime nuk është draft ligjor.Në bazë të rregullores së Kuvendit, të firmosura nga autoritetet. Se e ardhur nga sekretarja e Ministres, ndryshimet...

Shembulli për këtë ligj sipas zëvendësministrit është marrë nga Jordania dhe Singapori, ku thuhet se ka pasur një efekt të ndjeshëm në thithjen e investimeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/korporata-e-investimeve-serish-ne-komision-shqyrtim-ahmetaj-kritik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz