RTV Ora - Konkluzionet e Komisionit të Venecias gati deri më 11 tetor
  • 5 years ago
#rtvora
Komisioni i Venecias do të japë konkluzionet e tij për shkarkimin e presidentit Ilir Meta më 11 tetor.

Delegacioni i ardhur në Tiranë zhvilloi sot (11 shtator) edhe takimet e fundit.

Pas rreth një orë bisede me anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias tha se kanë grumbulluar mjaft informacion.

Kaarlo Tuori: "Kemi mbledhur shumë informacion. E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur apo jo Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm shumë informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor"

Kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja tha pas bisedës gati një orëshe me delegacionin e Komisionit të Venecias se kanë diskutuar në lidhje me objektivitetin e trajtimit të kësaj çështje nga ana e Komisionit Hetimor.

Ulsi Manja: ?Ndamë pikëpamjen që Komisioni Hetimor dhe Komisioni i Venecias do ta trajtojnë këtë rast në aspektin ligjor duke u nisur nga parimet dhe standartet më të larta profesionale dhe kushtetuese dhe me objektivitet maksimal , me qëllim vendosjen e një tradite juridike parlametare të parin në llojin vet për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konkluzionet-e-komisionit-te-venecias-gati-deri-me-11-tetor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended