RTV Ora - Denoncimi i PD: Tirana pa ujë!

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po mashtron qytetarët e Tiranës në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm. Ish-deputetja Albana Vokshim në një deklarate për mediet tha se 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm dhe se fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për ujësjellësin, por në tenderë për oligarkët e Ramës dhe Veliajt.

Albana Vokshi: Pavarësisht faturave të kripura, tiranasit nuk marrin ujë në cezmat e shtëpive të tyre, sepse lista e gjatë e përfituesve vazhdon me klientë, familjarë, sponsorë të Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Banorët e Tiranës nuk meritojnë në krye të bashkisë njerëz të korruptuar si Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku e kompani, që mendojnë si të përfitojnë e pasurohen nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.

Tirana dhe Shqipëria, tha Vokshi janë pushtuar nga oligarkët, ndaj sipas saj kryeministri dhe kryebashkiaku duhet të largohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/denoncimi-i-pd-tirana-pa-uje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended