RTV Ora - Lamtumirë në heshtje për Gjergj Xhuvanin! Në ceremoni dhe i biri, Kostandini
  • 5 years ago
#rtvora

Regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani, u përcoll të martën në banesën e fundit. Familjarët vendosën që ceremonia mortore të ishte private, ndërsa kolegët thanë se arti humbi një ndër regjisorët më të mirë.
Ashtu siç ishte edhe në jetë, i heshtur, regjisori Gjergj Xhuvani u përcoll në banesën e fundit të tij pa zhurmë.
Familja njoftoi se ceremonia mortore do të ishte private, larg syrit të medias e deklaratave të rastit.
Në ceremoni ishte i pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit edhe djali i tij, Kostandin Xhuvani, i cili mundi të sigurojë lejen nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Në heshtje përcollën ngushëllimet edhe miqtë e tij të ngushtë, edhe pse kishin shumë për të thënë për një regjisor e njeri të rrallë si Xhuvani.
Besnik Bisha, një ndër shokët e afërt, bashkë me dhimbjen tregon edhe disa kujtime me regjisorin.

"E kam takuar dy ditë para se të ikja. Më tregoi se do ikte në Itali të mbyllte filmin. Më tha se i kishte ngelur dicka për filmin., Shpresoj ta mbyll, më tha, e të qetësohem sepse ndihem i lodhur" tregon Bisha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kostandin-xhuvani-do-marre-pjese-ne-ceremonine-e-lamtumires-se-te-atit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended