RTV Ora - Papa bën bashkë shqiptarët, kilometra rrugë për të marrë pjesë në ceremoni
  • 5 years ago
#rtvora
Vizita e atit të shenjtë në vendlindjen e Nënë Terezës është mirëpritur nga shqiptarët të cilët kanë udhëtuar kilometra për të qenë të pranishëm në ceremonitë e organizuara. Besimet e ndryshme nuk I ka ndaluar të bëhen bashkë, madje dhe në këngë e valle shqiptare.

Shqiptarët që 5 vite më parë e pritën në tokën e tyre, prijësin e Kishës Katolike, nuk hezituan të sfidonin kilometrat, për ta përjetuar këtë moment të shënuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

RTV Ora ishte mes tyre në këtë ditë të veçantë.

Pelegrinët të ardhur thuajse nga të gjitha trojet e tregonin përkatësinë me flamuj, pankarta dhe bluza.

"Toka ilire ka dhënë shumë për kishën"

"Për mua është mesha e para"

Shumë pak u shfaq në ekrane flamuri shqiptar për shkak të vetë situata të tensionuara që shpesh ka patur në Maqedoninë e veriut mes etnive atje, por kjo nuk i pengoi aspak besimtarët që kishin udhëtuar deri atje ta demonstronin gëzimin e tyre, edhe përmes këngëve e valleve shqipe.

Por vizita e Papës në shtëpinë e shenjtores Nënë Terezë, për shqiptarët e dha mesazhin e qartë.

"Kjo na bën ne shumë krenarë dhe ne duhet të na japin më shumë kurajo dhe gjithmonë jemi të mirë dhe të punojmë sa më shumë"

Shkupi për herë të parë kishte përjetuar masa kaq të larta sigurie, ndërsa dita e martë ishte lënë pushim për administratën publike dhe institucionet arsimore.

Mesazhi përmbyllës që i la popullsisë së Maqedonisë së veriut është më shumë se domethënës, që të jenë krenar dhe ta çojnë përpara veprën e Nënë Terezës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/papa-ben-bashke-shqiptaret-kilometra-rruge-te-marre-pjese-ne-ceremoni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended