Cakaj bën bashkë shqiptarët e Luginës së Preshevës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj unifikoi në një takim në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me pasivizimin e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.Nëpërmjet një komunikimi në Facebook Minisitri Cakaj u shpreh: ?Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre.?Në përfundim Cakaj shprehet krenar me vullnetin e përfaqësuesve për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.
Recommended