Cakaj bashkon partitë e Luginës së Preshevës: Një listë e vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do ta kandidojnë me një listë të vetme në zgjedhjet e parlamentare në Serbi.

Marrëveshja u arrit me negocimin e qeverisë shqiptare, ku ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Lista, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet ?Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar?.

Në përfundim të takimit, palët nënshkruan ?Marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë?.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cakaj-bashkon-partite-e-lugines-se-presheves-nje-liste-e-vetme-ne-zgjedhjet-parlamentare-ne-serbi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended