RTV Ora - "Arrest me burg" për Sadetin Erkoçeviq

  • 5 years ago
#rtvora

"Arrest me burg" për Sadetin Erkoçeviq i cili u arrestua të martën (13 gusht) në rrugën "Bilal Xhaferri" në Tiranë ku dyshohej se do të kryente një vrasje.

Gjykata e Tiranës dha sot (16 gusht) masën e sigurisë. Prokurori Valentin Prençi kërkoi masën e sigurisë 'arrest me burg".

Vetë Erkoçeviq është shprehur se do të flasë në një moment të dytë lidhur me armën pa leje, ndërsa lidhur me dënimin me 20 vite burg për vrasjen e ndodhur në 2014 u shpreh se nuk kishte dijeni pasi gjyqi ishte zhvilluar në mungesë.

Ndërsa avokatja, Vjollca Pustina kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa sa i takon armës pretendoi se e mbante për vetëmbrojtje pas vrasjes së ndodhur në 2014.

28-vjeçari i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 20 vjet burg për vrasje në Shkodër u arrestua pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë me armë të mbushur.

Policia nuk dha detaje për shënjestrën e të riut nga Shkodra apo motivin e vrasjes së parandaluar, ndërsa të kërkuarit iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve në fole.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrest-me-burg-sadetin-erkocevi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended