RTV Ora - Basha: Po hidhet pare e madhe per të përçarë opozitën

  • 5 years ago
#rtvora

Sikur të mos mjaftonte largimi i opozitës nga çdo institucion, tashmë PD dhe aletatët e saj, sipas Luzim Bashës po përballen me sulmet e Edi Ramës për përçarjen e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së hodhi poshtë çdo aludim për një krizë të mundshme brenda opozitës, pas vendimit të tre aleatëve të selisë blu për t?u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit.

Por pavarësisht se PD nuk u regjistrua në zgjedhje, për Bashën 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese, dhe për të shuar zërat ai paralajmëroi rinisjen e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

"Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet. KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon ato me përgjegjësi ligjore dhe penale. Të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Të githë do të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, për të hyrë ose jo në zgjedhje, dhe shtetin e së drejtës. Vendimet për të hyrë apo jo nuk shkelin as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimeve që ai mund të ketë. Kur institucionet kushteutese shkelin kushtetutën dhe ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte unanim e pa asnjë kundërshtim. Disa parti kanë bërë kërkesë për t?u regjistruar në zgjedhje, në mënyrë që të detyronin KQZ të mos marrë qendrime antikushtetuese e antiligjore.

Presidenti po përpiqet në mënyrë altive në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, I argumentuar dhe tashmë I faktuar.?

Basha i kërkon prokurorisë të hetojë për të gjitha veprimet pas 30 qershorit.

"Ajo që keni parë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Çdo hap pas 30 qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe prokuroria duhej të kishte nisur hetimet. Zgjidhja e krizes ose do vijë përmes normave ose do të futet në një precendent të rrezikshëm. Kush do ta pengojë popullin të futet në kryeministri? Kapja me dhunë e pushtetit vendor është precendet i rrezikshëm."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-nu-ka-asnje-percarje-mes-opozites

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended