RTV Ora – Basha për reportazhin e RAI 3: Sasia e kanabisit në vend, 5 herë më e lartë se vjet
  • 5 years ago
#rtvora
Reportazhi i ?Rai 3? për trekëndëshin e trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri nxori në një deklaratë pëër mediat kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për Bashën gjetjet e këtij dokumentari dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

9 gjetjet e dokumentarit të rrugës së drogës Shqipëri-Amerikë Latine-Europë, theksoi Basha, janë dëshmi se krimi ka mbështetjen e qeverisë dhe se paratë e drogës pastrohen hapur.

Basha: E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës.Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:

1. Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

2. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

3. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine

4. Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.

5. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.

6. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

7. Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.

8. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.

9. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë

Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-sasia-e-kanabisit-ne-vend-5-here-me-e-larte-se-vitin-e-kaluar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended