RTV Ora - Çmimet në Shqipëri rriten, të ardhurat mbeten në vend
  • 5 years ago
#rtvora
Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri vijojnë të rriten ndërsa të ardhurat mbeten në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit maj çmimet e nëngrupit ?Ushqime dhe pije joalkoolike? pësuan rritjen më të madhe prej 3.3 %, pasuar nga grupi ?Hotele, kafene dhe restorante?, me 2.1 % dhe ?Pije alkoolike dhe duhan? me 1.5 %.

Por përtej kësaj Eurostat e vlerëson Shqipërinë një ndër vendet më të shtrenjta në rajon për sa i përket produkteve ushqimore ndërsa niveli i të ardhurave mbetet më i ulëti.

Sipas të dhënave të Eurostat niveli i çmimeve është sa 79 % e mesatares së BE ndërsa vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta në një kohë të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.

Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën ndërsa shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të domosdoshme.

Qytetar: "Çmimet rriten, ndërsa rrogat jo. Normalisht që bie niveli i konsumit."

Qytetar: "Të ardhurat janë të ulëta ndërsa çmimet të larta, sidomos të fruta-perimeve."

Në një raport të mëparshëm Eurostat vlerësonte se Qytetarët shqiptarë mbeten më të varfrit në Evropë dhe në Ballkan. Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31% e mesatares së Bashkimit Europian ,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet evropiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnjë Hercegovinën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cmimet-ne-shqiperi-rriten-te-ardhurat-mbeten-ne-vend
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended