RTV Ora - "Pikëtakime artistike”, ekspozita shqiptaro-rumune
  • 5 years ago
#rtvora

Ekspozita shqiptaro-rumune është çelur në Qendra Kulturore "Lasgush Poradeci" në Galerinë e Arteve të këtij qyteti. Pikturat e artistëve pogradecarë, por edhe tre piktorëve rumunë u prezantuan për të gjjithë artdashësit dhe vizitorët.

Dy shtete, secili me kulturën dhe traditën ndryshe janë bërë bashkë në një takim në galerinë e arteve në Pogradec në ekspozitën shqiptaro- rumune.

Kjo ekspozitë e titulluar "Pikëtakim artistik" bën bashkë pikëtorët pogradecarë, por edhe tre piktorë rumunë, dy prej të cilëve nuk jetojnë.

Piktori, Nicolae Ionescu, e prezantoi më së miri treshen e artistëve.

?Realiteti që na rrethon, gjithë ndryshimi mes njerëzve, komuniteteve në mënyrën e jetesës, na jep këtë gëzim të njohjes. Do të ishte shumë monotone nëse do të ishim njësoj edhe ne artistët. Përveç punimeve të mija janë prezente edhe të artistëve, që fatkeqësisht nuk janë në jetë por janë të gjallë ëprmes punimeve të tyre?.

Piktori, Anastas Kostandini, tha se komunikimi përmes artit mbetet një gjë e mrekullueshme.

Pjesë e kësaj ekspozite janë disa nga veprat e piktorëve të mirënjohur rumun dhe shqiptarë Ion Murariu, Aurel Acasandrei, Nicolae Ionescu, Vangjo Vasili, Gentian Zeka, Anastas Kostandini si dhe Miron Topçiu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/piketakime-artistike-ekspozita-shqiptaro-rumune

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended