RTV Ora - Dy turiste gjermane humbasin duke eksploruar Gjipenë, shpëtohen pas 3 orësh

  • 5 years ago
#rtvora

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin dalë ditën e djeshme për të eksploruar kanionet e Gjipesë humbën rrugën.

Ata u shpëtuan nga policia, FNSH dhe zjarrfikëset pas 3 orësh kërkime.

"Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre", sqaron policia.

Pas 3 orë kërkimesh nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-turiste-gjermane-humbasin-duke-eksploruar-gjipen-shpetohen-pas-3-oresh

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended