RTV Ora - Policët, 55 vjeç në pension

  • 5 years ago
#rtvora

Sindikata e punonjësve vlerëson ndryshimin e ligjit për moshën e pensionit të uniformave të policisë, ndërkohë që propozon nene të tjera që i vijnë në ndihmë trajtimit më dinjitoz të policisë.

Sipas sindikatës duhet përmirësuar neni për benefitet e uniformave blu, siç mund të ishte përmirësimi i sigurimit të jetës apo mundësi për të përfituar nga kredia e butë.

Fishta: Presim prej kohësh që të dalin akte të tjera, siç është rasti i vendimit të qeverisë për të përfituar kredi të buta për strehim. Daljen e vendimit për sigurimin e jetës së punonjësve të policisë.

Ligji që është në formën e një drafti dhe ndoshta do të diskutohet në shtator në Komisionet Parlamentare pritet të hapë mbi 300 vende të reja pune në radhët e policisë, pasi sindikata disponon informacion se 30% e atyre që kanë 25 vite punë do të përfitojnë nga mundësia e daljes së pensionit.

Fishta: Pozitive tjetër te ky pr/ligj është përqindja që ka përcaktuar edhe ligji, që 30% e punonjësve të policisë cdo vit mund të trajtohen. Ka shumë punonjës policie që me futjen në fuqi të këtij ligji do të bëjnë kërkesa për të dalë në pension shërbimi.

Sipas draftit, efektivët që kanë 25 vite shërbim në Policinë e Shtetit, mund të përfitojnë pension të parakohshëm në moshën 55 vjeç. Drafti synon uljen e moshës mesatarë të punonjësve, nga 45.6 vjet që është aktualisht në 44.1 vite.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policet-55-vjec-ne-pension

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended