Report TV -Qeveria miraton projektligjin/ 600 policë mbi 55 vjeç dalin në pension!

  • 4 years ago
TIRANE-Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin për reformën në Policinë e Shtetit, që nxjerr në lirim punonjësit që kanë mbushur moshën 55 vjeç me 30 vite vjetërsi pune. Por sa është numri i atyre që plotësojnë kriteret, sa do të përfitojnë dhe sa do i kushtojë buxhetit të shtetit kjo reformë?

Shqiptraja.com sjell projektligjin që u miratua nga qeveria dhe që vitin tjetër pritet që të kalojë në Kuvend. Qëllimi, sipas projektligjit është t?u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Recommended