Top News - Rregullat për në xhami/ Nuk lejohen persona mbi 65 vjeç

  • 4 years ago
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit pas rritjes së infeksioneve përgjatë ditëve të fundit. KMSH thotë se këto masa kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend, kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të besimtarëve.
Ndër masat kufizuese përfshihet ndalimi i përdorimit të tualeteve i abdes haneve. Gjithashtu do të ndalohet edhe hyrja në xhami e të gjithë besimtarëve nën 12 vjeç dhe atyre mbi 65 vjeç.
Çdo besimtar duhet të ketë sexhaden e tij personale si dhe të mbajë distancën nga të tjerët. ?Të nderuar besimtarë e besimtare! Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë.

Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo njeriu është detyrim parësor për të gjithë ne, që në fillimet e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend.

Ditët e fundit vërehet një shtim i ndjeshëm në rastet e prekura me coronavirus, rritje e numrit të vdekjeve si pasojë e këtij virusi si dhe përhapje e kësaj sëmundjeje në të gjithë territorin e vendit.
Nisur nga kjo situatë, KMSH u ka kërkuar të gjithë myftijve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozotet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ? thuhet nw deklaratwn pwr shtyp tw komunitetit mysliman shqiptar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Xhami#TopChannel

Recommended