RTV Ora - Divjaka dhe Shëngjini me pushues dhe mushkoja, dështon dezinsektimi

  • 5 years ago
#rtvora

Mushkonjat janë gati normale në Divjakë. Por këtë vit pushuesit ankohen se prania e tyre është më e madhe për shkak se zona nuk është dezinsektuar. Përballë këtij shqetësimi, bashkia e Divjakës thotë se ka kërkuar të menaxhojë vetë procesin, pasi është me njohur me shqetësimin dhe zonat problematike. Prefekti i Lezhës ndërkohë e cilësoi të dështuar procesin e dezisektimit për këtë sezon, duke iu referuar situatës në plazhet e Tales e Shëngjinit.

"Na grinë mushkonjat, të bëjnë edhe këtu një spërkatje."

Prania e mushkonjave është e njohur në Divjakë. Por këtë verë, pushuesit thonë se prania është më e madhe, pasi zona nuk u dezinsektua para nisjes së sezonit. turistike.

"Vetëm mushkonjat i kemi shumë problem."

Divjaka këto ditë të nxehta është destinacion për pushuesit kryesisht të zonës së Myzeqesë, por nuk mungojnë as ata nga Berati, Kuçova, Elbasani e më tej.

Ata vlerësojnë qetësinë, bukuritë e parkut dhe lagunës së Karavastasë, rërën dhe detin e pastër.

Por kërkojnë ndërhyrje për problematikat.

"Po të bëhet edhe spërkatja, këtu është vend fantastik."

Bashkia e Divjakës si zgjidhje kërkon të menaxhojë vetë fondet dhe procesin e dezinsektimit.

"Bashkia e di ku mund të ndërhyhet, kohën edhe vendet ku duhet ndërhyrë për këtë pjesë."

Ndërkohë prefekti i Lezhës duke iu referuar situatës në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, e cilësoi të dështuar procesin e dezinsektimit këtë vit.

"Është një histori e dështuar katërcipërisht për këtë zonë dhe pikë."

Mushkonjat janë kthyer në shqetësim për pushuesit në të gjithë bregdetin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/divjaka-dhe-shengjini-me-pushues-dhe-mushkoja-deshton-dezinsektimi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended