Shtatori, optimizëm për turizmin/ Pushues të shumtë në Durrës dhe Vlorë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një vere të vështirë për turizmin, brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të mirëpresin pushues edhe gjatë muajit shtator. Zgjatja e sezonit e favorizuar edhe nga temperaturat e larta të kësaj vjeshte, shihet me optimizëm edhe pse prenotimet janë të pakta. Sipas kryetarit të shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduard Xhepa, të ardhurat e siguruara nga ana e hoteleve kanë pësuar rënie me 70% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndërkohë në Vlorë, gjysma e sezonit turistik vlerësohet e suksesshme por mungesa e transportit urban vijon të mbetet shqetësim kryesor. Sipas kreut te operatorëve turistikë, Vasil Bedini, edhe kërkesa për punonjës të huaj është thelbësore. Shtatori fatmirësisht duket do të jetë një muaj i plotë turistik në Vlorë pasi vijojnë prenotimet nga kosovarët, ata ukrainas dhe bjellorusë.