Report TV -Aksident me pasojë vdekjeje në Korçë dhe Fushë Krujë
  • 5 years ago
DEVOLL-Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën dy gra, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Mësohet se drejtuesi i mjetit, O.B, 47 vjeç, agjent doganor ka përplasur për vdekje dy këmbësoret, Anjeza Goni 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe e ndërsa është rëndë fëmija, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe është arrestuar nga policia.Dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Dërven të Fushë-Krujës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona të cilët janë transportuar në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës. Njëri prej të plagosurve është vetëm, 13 vjeç L.Kalaja.

Në aksident janë përfshirë një motor dhe një makinë tip 'Fiat' me targat AA 062 DB. Shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar i automjetit tip 'Fiat'.

Polica ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme një 18-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin Thumanë- Fushë Krujë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa më datë 26 qershor një 26 vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga pas nga një 'trajler'. Aksidenti ndodhi në autostradën Fushë- Krujë- Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.
Recommended