RTV Ora - Gjiknuri në Vlorë : vota në 30 qershor ndëshkim për ata që pengojnë zgjedhjet
  • 5 years ago
#rtvora
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi para banorëve të Shushicës në Vlorë se shqiptarët e dinë mirë se kush vjedh vota e kush dëshiron të kthejë 97-tën. Ndaj sipas Gjiknurit vota në 30 qershor është ndëshkim për ata që duan të krijojnë precedent e pengojnë zgjedhjet.

Damian Gjiknuri : ?Shqipëtarët e dinë mirë se kush janë ata që vranë kush janë ata që duan të kthejnë 97-tën. Kush janë ata që vodhën jo vota por vodhën gjithçka. Me votën tuaj në 30 qershor, është votë për vazhdimësinë. Është votë për ti thënë , ata që do tentojnë qoftë president nesër qoftë parti politike të cilat duan të bojkotojnë zgjedhje apo të themelojnë precedentë të tillë që po dogja mandatet nuk do ketë zgjedhje të ndëshkohen njëherë e mirë?.

Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli tha se gjatë këtij mandati u investua në qendra shëndetësore e rrugë.

Dritan Leli : ?80 përqind e rrugëve të Vlorës, 4 vite më parë ishin si rruga e Beshishtit , po unë jam i bindur ashtu siç rrugët e Vlorës kanë ndryshuar ashtu dhe rruga e Beshishtit në këto 4 vite do jetë një e shkuar. Rikonstruktuam Qendrën Shëndetësore të fshatit që ju e kujtoni të gjithë që ishte në një mizerje para disa vitesh. Rikonstruktuam Njësinë Administrative?.

Leli tha se mandatin e ardhshëm do të ketë rikonstruksione në rrugën e fshatrave të zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-ne-vlore-te-dalim-masivisht-ne-votime-ta-bejme-termet-te-vertete
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended