Ora News – Shoqata e Turoperatorëve: Zgjedhjet jo në qershor, pengojnë turizmin
  • 5 years ago
#oranews #shoqataeturoperatoreve
Zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet të zhvillohen në qershor pasi kjo dëmton sezonin turistik. Përfaqësuesi i Shoqatës së Tur operatorëve shprehet se i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndryshojnë periudhën e zgjedhjeve por kjo nuk është marrë parasysh. Përsa i përket protestave Vathi shprehet se nëse do vazhdojnë atëherë do të ndjehen efektet në turizëm.

Përfaqësuesit e turoperatorëve i kanë paraqitur qeverisë shqiptare një kërkesë për të rishikuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Besnik Vathi shprehet se këtë shqetësim ia kanë ngritur edhe institucioneve përkatëse por deri më tani nuk është marrë parasysh. Sipas Vathit në rast të zgjedhjeve administrata pothuajse nuk funksionon.

Vathi: Në si shoqatë vazhdimisht e kemi kërkuar që periudha e zgjedhjeve të hiqet nga sezoni veror, pasi ne çdo dy vjet jo zgjedhje lokale, jo të përgjithshme. Kemi efektin e periudhës si periudhë zgjedhje gjatë sezonit veror.

Përsa i përket protestave Vathi shprehet se në vijojnë atëherë pritet të ketë impakt negative në numrin e turistëve.

Vathi: Situata agravohet dhe krijon probleme të mëdha, atëherë natyrshëm që do ketë efekt. Por për momentin them se nuk është ndjerë.

Gjatë viteve të fundit numri i turistëve të huaj që kanë hyrë ë Shqipëri ka pësuar rritje të ndjeshme por këtë vit duket se zhvillimet politike do të zbehin këtë trend.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shoqata-e-turoperatoreve-zgjedhjet-jo-ne-qershor-pengojne-turizmin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended