RTV Ora - Rama pritet me protesta në Mallakastër

  • 5 years ago
#rtvora

Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Patos dhe Mallakastër.

Protestuesit u mblodhën 300 metra larg vendit ku Rama mbajti fjalimin prezantues për kandidatin e PS-së për Bashkinë Patos.

Edhe në Ballsh, mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë, me thirrjet "Rama ik"

Gazetarja e RTV Ora, Inelda Vallja tha se mes protestuesve dhe policisë në Mallakastër nuk ka pasur incidente, ndërsa ardhja e kryeministrit Edi Rama është bërë nga një rrugë dytësore dhe për këtë arsye nuk ka pasur kontakt me qytetarët protestues. Tashmë protestuesit janë shpërndarë, menjëherë pasi kryeministri ka mnbyllur takimin.

Në përfundim të protestës, mbështetësit e PD janë mbledhur përpara bashkisë së Mallakastrës, ku ishte i pranishëm edhe krybashkiaku Agron Kapllanaj, i cili tha se nuk ka zgjedhje në 30 qeshor.

"Ne jemi më të vendosur se kurrë në Mallakster në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Fatin e keni ju në dorë se kush do ta drejtojë Mallakastrën. Mallakastra i ka thënë Ramës ik që në 2015. Edi Rama në Mallakastër si kryeministër nuk do të vije më".

Prej dy mandatesh Bashkia e Ballshit drejtohet nga Agron Kapllanaj, i Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-pritet-me-protesta-ne-patos
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended