Ora News - Rama pritet me protesta në Londër, e akuzojnë për lidhje të qeverisë me mafian
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike në Londër dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë atje kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Anëtarë të PD-së në kryeqytetin britanik, por edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, janë mbledhur para hotelit ku Kryeministri po merrte pjesë në një forum ekonomik.

Ata mbanin në duar pankarta ku kritikonin lidhjet e qeverisë me mafian, ndërsa kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, në fjalën e mbajtur në protestë evidentoi faktin se si pasojë e varfërisë, korrupsionit dhe keq-qeverisjes, më shumë se 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre në emigracion.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Rama pritet me protesta gjatë qëndrimit në Londër.

Komuniteti shqiptar ka ngritur zërin për problemet ekonomike në Shqipëri, për nivelin e varfërisë, korrupsionin dhe një sërë problemesh të tjera të qeverisjes.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-pritet-me-protesta-ne-londer-akuza-lidhje-te-qeverise-me-mafian

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended