RTV Ora - Korrigjohen pasuritë në bashkëpronësi

  • 5 years ago
#rtvora

Të gjithë ata bashkëshortë që e kanë blerë apo ndërtuar banesën pas martese tashmë do të kenë mundësi të kenë bashkëpronësi, në rastet kur në certifikatë është emri i vetëm njërit prej tyre. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nxjerrë një urdhër, i cili ka hyrë në fuqi dhe parashikon që ti japë të drejtën, duke mos u kërkuar asnjë pagesë shtesë. Tashmë qytetarët duhet që të aplikojnë pranë zyrave të Agjencisë së Kadastrës për të përfituar.

Kadastrat do të nisin korrigjimin certifikatave të pasurive, duke u dhënë të drejtën bashkëshortëve të jenë bashkëpronarë në pasuritë e krijuara pas lidhjes së martesave.

Për këtë qëllim është miratuar një urdhër i posaçëm që do të krijojë mundësinë e korrigjimit të gabimeve.

Eglantina Frroku: Ka për qëllimi korrigjimin e kartelave të pasurisë për pasuritë e paluajtshme që janë përfituar gjatë regjimit martesor sipas dispozitave të kodit të familjes, por në kartelat e pasurisë është regjistruar vetëm një nga bashkëshortët si pronar i kësaj pasurie.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/korrigjohen-pasurite-ne-bashkepronesi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended