RTV Ora - Gjoni: Më vjen të qesh kur shoh sesi doni ta shkarkoni Metën, ju që e votuat me WhatsApp
  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti i opozitës Ralf Gjoni është shprehur se mocioni me debati për dekretin e Metës për zgjedhjet është një show mediatik.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni tha se Meta u votua si President pikërisht nga deputetët që ishin në Parlament me WhatsApp.

Ralf Gjoni: "Diskutohet mocion me debat mbi aktin e presidentit të Republikës dhe në sallë nuk janë as 19 deputetë të partisë WhatsApp-iste, as sa ka pasur ish grupi parlamentar i LSI. Ky është serioziteti i këtij Parlamenti. Kryeministri sërish mungon, përsëri mungon zoti Braho, nuk vjen, nuk na denjon fare si Parlament, as se çan kokën fare për Parlamentin se vjen këtu bën monologun e radhës, ju tregon WhatsApp-in e radhës, votoni dhe mbaroi filmi.

Hadje parlament hajde. Kjo që po bëni juve sot është show, cirk, është teatër. Më vjen të qesh kur shoh sesi që doni të shkarkoni Ilir Metën nga Presidenti i republikës, kjo është fantastike. Juve doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i Presidentit. Juve që e votuar të gjithë, të gjithë në rresht, me WhatsApp e votuat. A e votuat Ulsi? Vetëm Ad Nori nuk e ka votuar më duket nga Skrapari. Të gjithë ju të tjerët këtu e votuat. Kush e votoi? Ju votuat, unë nuk e kam votuar. Ta gëzoni ta mbani.

Deputeti opozitar tha se votimi i Metës si president ishte fillimi i fundit të LSI-së.

Ralf Gjoni: "Nga i gjithë ky parlament unë jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë, atë ditë të votimit të Ilir Metës. Edhe ju e keni përjetuar dhe nuk keni dashur ta votonit për president, por për arsye të tjera kuptohet. Me largimin e Metës nga LSI ishte fillimi i fundit të asaj partie."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjoni-me-vjen-te-qesh-kur-shoh-sesi-doni-ta-shkarkoni-ilir-meten-ju-qe-e-votuat-me-whatsapp
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended