Ora News - Njuma: Më dridhet zemra kur shoh shkatërrimin e Valbonës. Përgjigjet Berisha
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë", u pyet nga drejtoresha e informacionit në Ora News, edhe për qëndrimin e tij për hidrocentralet në lumin .

Njuma: Unë jam një dashnore e natyrës. Është një krim i jashtëzakonshëm të ndërtosh hidrocentral në Valbonë. Nuk e di si ua ka bërë zemra ju. Se unë që nuk jam nga ajo zonë, mua më dridhet zemra kur kaloj aty. Më mbushen sytë me lot. Si e keni lejuar?

Berisha: Nga 432 hidrocentrale të firmosura për ndërtim, taksapaguesit nuk kanë paguar asnjë qindarkë. Ato kanë qenë ujëra që derdheshin të gjitha në det.

U janë dhënë kompanive për ndërtim me një afat të caktuar dhe të gjitha kthehen pronë e publikut shqiptar. Ndryshimi është si dita me natën. Nga lumi i Tropojës, gjer në Vukël, janë lumenjtë e alpeve. Disa i njoh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/njuma-me-dridhet-zemra-kur-shoh-shkaterrimin-e-valbones-pergjigjet-berisha
Recommended