Aventura e pazakonte qe ofron sporti Heliski ne Parkun Kombëtar te Valbones
  • 4 years ago
Përveç pamjes përrallore që ofron parku i Valbonës, prej 3 vitesh tashmë ofron edhe një sport krejtësisht të veçantë. Bëhet fjalë për Heliski, një sport me rrezikshmëri të lartë, madje mund të konsiderohet si sporti i aventurierëve.
Bukuritë e rralla natyrore të arkut kombëtar të Valbonës, Tropojë, tashmë mund të shijohen me një aventurë të pazakontë. Me një shëtitje me helikopter për të apasionuarit e alpeve është paketa më e re turistike që ofrohet në Valbonë.
Në shëtitjen me helikopter, përveç bukurive që ofrohen, të apasionuarit pas skive mund të bëjnë ski, në pistat e krijuara në kurrizet e maleve.
Për emisionin ?Jo vetëm modë?, në TV Klan bashkëthemeluesja e Heliski Albania, Petra Brajnik foli për sportin Heliski
Recommended