RTV Ora - Rama: Nuk do kërkojmë votë, por qytetari. Beteja jonë me kundërshtarët e zgjedhjeve
  • 5 years ago
#rtvora
Fushata e PS për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit tek Parku Olimpik u hap duke ironizuar thirrjen e opozitës Rama ik. Ndryshe nga PD Kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi kryeministrit Edi Rama një bluzë me mbishkrimin Rama ik përpara.

Erion Veliaj: Rama duhet të ikë përpara, të ikë drejt, të ikë fuqishëm.

Edhe pse socialistët do të shkojnë në zgjedhje pa opozitën, fjalimet përreth një orë u drejtuan drejt kundërshtarëve të tyre politikë, siç vetë i quajti kryesocialisti. Madje Edi Rama para mbështetësve të tij dhe 61 kandidatëve për kryebashkiakë u shpreh se 30 Qershori do të jetë një betejë e vështirë kundër atyre që nuk kanë hyrë në zgjedhje.

Edi Rama: Kjo që nisim sot nuk është një fushatë zgjedhjesh pa kundërshtarë, po një betejë e madhe, historike, me kundërshtarët e zgjedhjeve!

Kjo është një betejë për t'i dhënë fund, përgjithmonë, një mënyre të ulët, të mbrapshtë, të pabesë, të të bërit politikë, duke u tallur me popullin; duke përbuzur ligjet dhe rregullat që duhet të vlejnë njësoj për të gjithë; duke dhunuar gjuhën që na bashkon në një komb, në një popull, në një komunitet njerëzish; duke dhunuar ligjësitë universale të demokracisë dhe të bashkëjetesës demokratike.

Kjo është një betejë për t'i dhënë fund çdo iluzioni ringjalljeje politike, të një Plaku të marrë dhe të marrë fund, që është mësuar të luajë me zjarrin dhe të kërcënojë socialistët; që e ka djegur Shqipërinë njëherë për së gjalli dhe ka arritur të rikthehet në pushtet, duke përfituar nga përçarja jonë në të shkuarën; që për fatin e keq të këtij vendi, kujton akoma se na bën dot shantazh me zjarrin e urrejtjes së tij përçarëse dhe me atë Pinokun e vogël që ka në krye të partisë së tij!

Arsyeja sipas mazhorancës qeverisëse se pse PD dhe aleatët e saj nuk kanë hyrë në zgjedhje është se kanë frikë nga përballja me votuesit. Por PS, sqaroi Edi Rama, nuk ka pushtet për ta dhënë në tavolinë, ndërsa ju kujtoi mbështetësve të PD kufirin me SHBA dhe BE nëse tentojnë të prekin zgjedhjet.

Edi Rama: Sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore - duke humbur jo vetëm lirinë për vitet që parashikon ligji këtu në Shqipëri, po edhe lirinë e lëvizjes në SHBA, madje bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij dhe kush nuk më beson, të shkojë të pyesë Plakun dhe po ashtu edhe të hyrjes në Bashkimin Europian.

Parku i madh në Porto Romano, Unaza e re në Shkodër dhe rruga Milot-Balldre ishin të vetmet premtime që kryesocialisti bëri para elektoratit të tij.

Edi Rama: Unë mund të jem pasionant dhe arrogant po të doni, po kurrë s'kam qenë materialist dhe kurrë s'kam për të qenë as kriminel e as hajdut, si ata që më ngrenë e më ulin si të tillë, nga mëngjesi, në darkë, nga viti në vit, nga dekada në dekadë!

Ndërsa në rikandidimin e tij për Tiranën, Erion Veliaj i kërkoi të gjithë votuesve që të votojnë PS që të mos kthehet sërish 97.

Erion Veliaj: Një grusht fëmijësh të parritur nuk janë gati të vijnë në betejë. Kjo është betejë për fëmijët tanë, nuk ësh...
Recommended