RTV Ora - Ndalohet përdorimi i mërkurit

  • 5 years ago
#rtvora

Mërkuri nuk do të lejohet më të përdoret në stomatologji, por edhe në industri. Vendimi vjen pas konstatimeve të bëra në vendet e huaja për përmbajtje toksike dhe pritet të hyjë në fuqi në vendin tonë në vitin 2021.

Mërkuri ose i njohur ndryshe si mbushja e dhëmbëve në ngjyrë argjendi, nuk do të lejohet më të përdoret në klinikat dentare, pasi konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas specialistes së ASHR, Evis Xhaja, dëmet nga përdorimi i tij nisin që nga sistemi nervor.

Evis Xhaja: Mërkuri ka vetinë që depozitohet në organizëm dhe nuk jep shenja të menjëhershme helmimi, të intoksikimit të tij. Ato shenja jepen pas shumë vitesh. Avujt e mërkurit mund të çlirohen dhe të japin efektin helmues.

Ky vendim vjen si pasojë e Konventës së Minamatës së cilës i janë bashkuar shumë vende të Europës dhe jo vetëm, pas disa hulumtimeve të bëra për lëndët toksike që përmban mërkuri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndalohet-perdorimi-i-merkurit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended