RTV Ora – Prokuroria e Përgjithshme pranon 27 persona në policinë gjyqësore me ligjin e vjetër

  • 5 years ago
#rtvora
Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pranojë 27 persona në policinë gjyqësore me ligjin e vjetër në një kohë kur ligji i ri i miratuar nga parlamenti për këtë strukturë hyn në fuqi për një javë.

Më datën 15 maj prokuroria ka publikuar listën e kandidatëve për oficerë të policisë gjyqësore që kalojnë në fazën e dytë të konkurimit. Pjesëmarrës në fazën e parë kanë qenë 171 kandidatë ndërsa e gjithë procedura bazohet në ligjin e vjetër të policisë gjyqësore i cili shfuqizohet brenda pak ditëve për shkak të ndryshimeve të miratuara në Parlament të cilat janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe janë botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.

Interesi i madh për pjesëmarrje në konkurim duket se lidhet me faktin se policia gjyqësore konsiderohet një strukturë e lakmuar pas ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi që kanë sjellë rritjen e pagave deri në nivelin e 60 për qind të prokurorit.

Urdhëri për pranimin e 27 emrave të rinj në policinë gjyqësore është firmosur nga kryeprokurorja arta marku. Në njoftimin e publikuar nga zyra e arta markut të vetmet kritere që deklarohen për kandidatët janë intervista në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme, dhe kërkesa që të gjithë kandidatët të kenë me vete dokument identifikimi.

Organizimi i konkursit në një kohë kur ligji i ri hyn në fuqi brenda pak ditëve duket se është një përpjekje për të shfrytëzuar mangësitë e ligjit të vjetër në kriteret e pranimit. Ligji i vjetër ka kërkesa më liberale duke lejuar edhe pranimin e kandidatëve me shkollë të mesme ndërsa ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandiatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe 5 vite pune eksperiencë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokuroria-e-pergjithshme-pranon-27-persona-ne-policine-gjyqesore-me-ligjin-e-vjeter
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended