Vettingu në polici, shefja e vlerësimit: SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe QKB-ja po na vonojnë

  • 5 years ago
Vonesa në kthimin e përgjigjeve duket se është bërë shkaku kryesor për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e Policisë së Shtetit. Ana Kapaj, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë tha se janë të paktën tre institucione që kanë krijuar vonesën në kthimin e përgjigjes.

"Problematike ka qenë vonesa e kthimit të përgjigjeve nga institucionet. Institucionet kanë afate të ndryshme në kthimin e përgjigjeve. Kemi arritur në një kompromis, por kemi pasur vonesa. Nëse do flasim për institucionet kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura. Institucionet problematike që na vonojnë ne dhënien e informacionit dhe kthimin e përgjigjes janë tre, SHISH, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Afati kohor për Vettingun e policisë është i ngushtë" tha Ana Kapaj.

Recommended