Wake Up/ "Shkumësi", drama politike e shoqërisë kosovare vjen në Tiranë
  • 5 years ago
Nga skena e teatrit të Prishtinës në atë të Tiranës. Ky është rrugëtimi i shfaqjes "Shkumësi" që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në datat 24 dhe 25 maj (e premte dhe e shtunë) ora 20:00. Shfaqja është një alegori politike e ndërtuar sipas formatit teatër i absurdit me element tragjikomik. Historia e ?Shkumësit? ndërthuret me kufijtë, me liberarilizimin psikik, mendor e shpirtëror mes njerëzve dhe popujve. Urat në shfaqje përdoren si strategji jetike urbane për komunikimim ndërkomunitar. Është dramë politike që prek problemet e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Autori, me ironi dhe nganjëherë edhe me humor, pasqyron realitetin e shoqërisë kosovare, duke pasur parasysh, me delikatesë, të përkujtojë se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje, duke aluduar qytetin e Mitrovicës. Në këtë shfaqje interpretojnë Faris Berisha dhe Ermal Sadiku i cili është njëkohësisht dhe autor ndërsa regjisori i shfaqjes është Naser Shatrolli.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended