Wake Up/ Këngëtarja kosovare, Ganja: Nuk do e ndryshoj stilin muzikor për shkak të tregut
  • 3 years ago
Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? ishte e ftuar këngëtarja nga Kosova, Ganimete Abazi e cila për të githë publikun njihet me emrin Ganja. Që prej viteve ?90 ajo solli këngë hite të cilat sot e kësaj dite vazhdojnë të dëgjohen. Më 15 shtator , Ganja ka rikthyer në një remake këngën ?U knaqëm tu knaq? në bashkëpunim me dy djem nga Durrësi, J Gashi & Engli Versal. ?E mirëprita këtë bashkëpunim nga dy djem të talentuar të Shqipërisë. Më bëhet qejfi që këngës time tanimë i është realizuar një kopje e mirë, pasi origjinaliteti i një kënge është shumë i rëndëishëm që të ruhet dhe të përcillet mirë. Po mendoj që shumicën e këngëve t?i rikthej. Kjo ide më lindi më shumë gjatë pandemisë, kur kisha kohë të shfletoja arkivën time muzikore. Dua të rikthej këngë dhe për gjeneratat e reja, sepse është gjynah mos të rikthesh këngë që janë këngë në kuptimin e plotë të fjalës dhe që kanë lënë gjurmë. Është pak problem dhe për një kohë të gjatë kam bërë pushim në mënyrë që të qendroj larg tregut dhe të mos largohem nga Ganja dhe nga stili që më karakterizon. E kam ruajtur stilin dhe falë bashkëpuntorëve të mij që prej vitit 95. Ata më njohin shumë mirë dhe kjo më ka mbajtur të sjell kualitet dhe këngë të mira?, rrëfeu Ganja gjatë bisedës me Orin dhe Islin në ?Wake Up?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended